Mourinho: Nuk e kam merituar Topin e Artë

dardanmiftari | Tuesday, January 10, 2012 | 0 Komente

Trajneri i Real Madridit, Jose Mourinho, thotë se ai nuk e ka merituar çmimin FIFA Topi i Artë për vitin 2011.
Rivali i tij nga Barcelona, Pep Guardiola, ishte fitues i çmimit, me Mourinhon që mungoi në këtë ceremoni.

“Më vjen shumë keq që nuk kam mundur të jem sonte në galan e FIFA-s. Flas për veten dhe besoj se Cristiano ka të njëjtin mendim. Është nder të jesh në mesin e tre trajnerëve më të mirë për vitin e kaluar”.

“Nuk mendoj se do ta fitoj çmimin këtë vit dhe mendoj se kjo është e drejtë. E kam merituar atë në vitin 2010 sepse fitova tre tituj, por nuk e meritoj këtë vit. Mendoj se për ta fituar atë ju duhet ta fitoni Ligën e Kampionëve ose ndonjë tjetër kampionat të madh, dhe unë fitova vetëm Kupën e Mbretit”, ka thënë Mourinho.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...