Neuer: Bayerni po aq i mirë sa Barca e Reali

dardanmiftari | Tuesday, January 10, 2012 | 0 Komente

Portieri i Bayern Munichut, Manuel Neuer, ka deklaruar se qëllimi kryesor i tij këtë edicion është fitimi i titullit të Bundesligas për herë të parë në karrierë.
“Dua ta fitoj ligën më në fund. Ky është qëllimi im kryesor”, është shprehur 25-vjeçari.

Ndërsa më pas ai ka thënë se bavarezët kanë kualitet për të garuar me Barcelonën dhe Real Madridin në Ligën e Kampionëve.

“Shanset tona në Evropë varen shumë nga forma në ditën e caktuar. Kemi bërë disa shfaqje mjaft të mira në Ligën e Kampionëve. Nëse mund t’i përsërisim ato ose të përmirësohemi, atëherë jemi në nivel me Barcelonën ose Madridin”, ka shtuar Neuer.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...