Ribery kujton vështirësitë e fëmijërisë

dardanmiftari | Friday, January 06, 2012 | 0 Komente

Franck Ribery ka kujtuar ditët e vështira të fëmijërisë së tij dhe kohën kur kishte filluar ta zhvillojë ëndrrën për t’u bërë futbollist.
28-vjeçari beson se puna e palodhshme dhe mësimet e jetës mund të bëhen së bashku në cilëndo fushë, derisa ai ka folur për të kaluarën e tij në një kolumne për gazetën indiane Hindustan Times.

“Suksesi nuk vjen lehtë, së paku te unë nuk ka ardhur pa një punë të fuqishme dhe vendosmëri. Ka pasur kohë kur dukej sikur aventura ime e futbollit kishte mbaruar”.

“Më është dashur përkohësisht të punoj në ndërtimtari dhe kjo do të thotë të shpoj, të bëj vija, të bëj vrima dhe t’i mbyll ata. Edhe atëherë kam punuar fuqishëm dhe kam mësuar shumë nga ndihma e babait tim”, ka rikujtuar Ribery të kaluarën e tij.

“Nuk e kam kaluar fëmijërinë me një lugë argjendi në gojë. Jam rritur në një qytet francez të klasës punëtore Boulogne-sur-Mer në Kanalin Anglez dhe kam mësuar t’i jetoj këto probleme, përfshirë edhe shenjën në fytyrën time nga një aksident i pafat. Jam përballur me shumë tallje, por gjithmonë u jap përgjigjur atyre me guxim”, ka shkruar më tej francezi.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...