Suspendohet Berisha, reagime të ashpra
Trajneri i kampionit të Australisë, Brisbane Roar, Ange Postecoglou, ka kritikuar ashpër federatën australiane të futbollit (FFA) për menaxhimin e incidentit mes futbollistit shqiptar Besart Berisha dhe Pascal Bosschaart.
Berisha ishte dënuar me një ndeshje moslojë për përfshirjen në një incident me mbrojtësin e Sydneyt, Boschaart, të cilin shqiptari e ftoi në tunel për të sqaruar hesapet larg syve të kamerave.
Pas shqyrtimit të raporteve të klubeve, FFA vendosi që ta dënonte sulmuesin më të mirë të Brisbane Roar, Besart Berishën, me një ndeshje moslojë.
“E gjithë ajo që ndodhi ishte bizarre”, theksoi Postecoglou në mbrojtje të Berishës.
Category: Futboll
0 Komente