Ferdinand në dyshim për Arsenalin
Mbrojtësi i Manchester United, Rio Ferdinand, është në dyshim për derbin ndaj Arsenalit, pasi ka pësuar një lëndim në shpinë gjatë stërvitjeve në përgatitje të sfidës.
Stafi mjekësor i United nuk dëshiron të rrezikojë me lëndimin që e kishte lënë jashtë fushave një kohë të gjatë mbrojtësin kohë më parë, teksa duket se dëmtimi është paraqitur përsëri.
Burimet e Goal.com bëjnë të ditur se Ferdinand është në dyshim të madh për supersfidën ndaj Arsenalit që mund të vendosë dhe titullin.
Category: Futboll
0 Komente