Villas Boas: Të gjithë prapa Torresit

dardanmiftari | Sunday, January 15, 2012 | 0 Komente

Menaxheri i Chelseat, Andres Villas Boas, ka thënë se të gjithë duke përfshirë futbollistët, tifozët dhe stafin teknik janë në përkrahje të Fernando Torresit, që u shpall njeriu i ndeshjes në fitoren ndaj Sunderlandit të shtunën.
“Paraqitja e tij ishte e mirë. Ai po fillon me ecuri të mirë ndeshjesh, duke gjetur inspirimin, motivimin dhe solidaritetin, pasi i gjithë ekipi dhe tifozët janë prapa tij”.

“Është mirë të shoh atë duke fituar besim dhe duke asistuar për lojtarët tjerë. Ai nuk po shënon, por ai po u afrohet golave. Nuk mendoj se atij i duhet goli për ta gjetur formën më të mirë. Përderisa ekipi po fiton, jemi të kënaqur me të”, u shpreh Villas Boas.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...