Ferguson lëvdon Scholes

dardanmiftari | Sunday, January 15, 2012 | 0 Komente

Menaxheri i Manchester United, Sir Alex Ferguson, ka lëvduar të rikthyerin nga pensionimi, Paul Scholes, që shënoi gol ndaj Boltonit në Old Trafford.
“Ishte rezultat i mirë. Mendoj se kemi mundur të shënojmë më shumë në pjesën e parë, pasi kemi pasur shumë raste, por në fund ne shënuam dhe erdhëm në një pozicion të mirë”.

“Unë jam befasuar nga paraqitja e Scholes, sepse në moshën e tij ai u rikthye dhe kontrolloi mesfushën. Ai gjithmonë e ka pasur një instinkt për gola dhe shënoi golin hapës. Ai është lojtar fantastik. Mediat nuk kanë pasur fjalë të mira për të, gjë që nuk e kuptoj. Disa prej lojtarëve të rinj janë ngazëllyër që stërvitën me të”, tha Ferguson.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...