Wenger: Goli i Henry, si një ëndërr

dardanmiftari | Tuesday, January 10, 2012 | 0 Komente

Menaxheri i Arsenalit, Arsene Wegner, thotë se të shohë Thierry Henry të jetë vendimtar në fitoren e Kupës FA kundër Leeds United, ishte “ca si ëndërr”.
“Ishte ca si ëndërr, pasi është një tregim futbolli të cilin do të dëshironi t’ia tregoni ndonjë fëmije. Fatkeqësisht nuk ka shpesh raste të tilla në ndeshjet tona, por ndonjëherë ndodh”, ka thënë Wenger.

“Kur ai e mori atë pozicion mendova, ‘oh, ky është këndë yt’, por ishte ca si afër. Ky është momenti kur ai më befasoi. Ai nuk i dha forcë goditjes, ai e bëri atë të duket aq e lehtë”.

“Në fillim mendova se ai ishte ca shumë në të majtë, por ai e kishte atë përfundim të veçantë të cilin e tregoi sonte. Ajo ishte përfundimi i Thierry Henry”, ka shtuar më tej francezi.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...