Zyrtare: Aston Villa huazon Robbie Keane

dardanmiftari | Thursday, January 12, 2012 | 0 Komente

Aston Villa ka zbuluar se ka arritur marrëveshje me Los Angeles Galaxy për të nënshkruar me sulmuesin Robbie Keane në formë huazimi.
Irlandezi sot edhe ka kompletuar transferimin e përkohshëm i cili do të zgjatë deri më 25 shkurt. Galaxy do t’i fillojë përgatitjet para-sezonale tre ditë para rikthimit të tij me një ndeshje kundër New England Revolution.

“Jam i ngazëllyer që rikthehem në Ligën Premier. Ky është një qëndrim i shkurtër, sigurisht, por ka pasur shumë spekulime gjatë viteve që e lidhnin emrin tim me Villan dhe, përfundimisht, jam këtu”.

“Jam i ngazëllyer për këtë dhe e di se vërtet do të kënaqem gjatë kohës time këtu. Është vetëm për dy muaj, por do të jap më të mirën absolute gjatë këtyre dy muajve”, ka thënë Keane për faqen zyrtare të Aston Villas.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...