Dalglish krenar me fitoren ndaj Cityt
Menaxheri i Liverpoolit, Kenny Dalglish, ishte krenar me lojtarët e tij pas fitores në gjysmëfinalen e parë të Kupës Carling ndaj Manchester Cityt.
“Kishte dy paraqitje të ndryshme në secilën pjesë; të parën kur ne dukeshim ca më kërcënues, por në të dytën, pasi kishim avantazhin e golit, ne u mbyllëm dhe u përpoqëm të mos pranojmë gola”.
“Jo shumë skuadra kanë ardhur këtu dhe janë larguar pa gola të pranuar. Ishte një mund fantastik nga lojtarët në pjesën e dytë – kjo mund të mos kishte qenë në formën më të mirë, por nuk kishte mungesë dëshire. Sapo kaluam në avantazh ne ishim të vendosur për të mos e humbur atë”.
“Nëse vini këtu dhe fitoni 1-0 nuk do të jenë të pakënaqur. Është një paraqitje fantastike nga lojtarët kundër një skuadre që është vërtet shumë e mirë”, ka thënë skocezi.
Ndeshja e kthimit kur edhe do të vendoset finalisti i Kupës do të zhvillohet dy javë më vonë në Anfield.
Category: Futboll
0 Komente