Knicks mposhtin 76ers
New York Knicks kanë fituar me rezultat 85-79 në derbin e divizionit atlantik kundër Philadelphias në Madison Square Garden për të shënuar fitoren e katërt radhazi dhe për t’u dhënë fund gjashtë fitoreve radhazi të 76-ers.
Lideri i divizionit, Philadelphia, tash mbetet me shtatë fitore dhe tre disfata këtë sezon, derisa New York ka gjashtë fitore dhe katër disfata në pozitën e dytë.
Carmelo Anthony udhëhoqi te Knicks me 27 pikë, duke shënuar 10 radhazi gjatë çerekut të katërt, derisa Amar'e Stoudemire shënoi 20 të tjera.
Andre Iguodala dhe Evan Turner shënuan nga 16 pikë secili për 76ers, që zhvilluan ndeshjen e tretë në tre ditë dhe të pestë në gjashtë ditë.
Category: Basketboll
0 Komente