Abramovich nuk e dëshiron Mourinhon
Pronari i Chelseat, Roman Abramovich, nuk dëshiron ta rikthejë trajnerin portugez Jose Mourinho në Stamford Bridgë, gjithnjë sipas tabloideve angleze.
Sunday Mirror pohon se Abramovich nuk është i interesuar që ta rikthejë në stol Jose Mourinhon dhe madje gjasat për këtë janë shumë të vogla.
Është menduar se Jose Mourinho mund të shqyrtojë një rikthim te Chelsea nëse atij i jipet kontroll i plotë mbi klubin, por miliarderi rus u ka thënë miqve të tij se ky nuk është opsion të cilin përgatitet ta shqyrtojë.
Category: Futboll
0 Komente