Afcon, Bregu i Fildishtë në finale
Përfaqësuesja e Bregut të Fildishtë ka marrë vizën për në finale të Kupës Afrikane të Kombeve, duke regjistruar fitore minimale përballë Malit.
Heroi i takimit ishte Gervinho, i cili pranoi një asistim nga Yaya Toure për ta shënuar golin e fitores (45’+1).
Në finale Bregu i Fildishtë do të luajë kundër Zambias që eliminoi favoritin për trofeun e Kupës Afrikane të Kombeve, Ganën.
Një gol i shënuar në minutën e 78-të nga Emmanuel Mayuka, mjaftoi që Zambia të kualifikohej për herë të parë ne finale të kësaj gare pas rreth dy dekadash.
Category: Futboll
0 Komente