Butragueno: Jemi të kënaqur me Mourinhon
Drejtori i Real Madridit, Emilio Butragueno, ka hedhur poshtë spekulimet që lidhnin Jose Mourinhon me një largim nga Bernabeu.
Jose Mourinho kishte deklaruar ditë më parë se do të kthehet në Ligën Premier, kjo pas pa kënaqësisë me tifozët dhe me mediat në Spanjë. Gjithçka sipas mediave varet nga fakti nëse Mourinho arrin ta fitojë La Ligën këtë sezon, një synim të cilin është afër ta realizojë.
“Ne nuk dimë nëse ka diçka të vërtetë në spekulimet për largimin e Jose Mourinhos nga Real Madridi. Ne jemi të kënaqur me të dhe besoj se ai do të qëndrojë. Çdo javë paraqiten spekulime të reja, dhe si gjithmonë, ato nuk na prekin aspak”, theksoi Butragueno.
Category: Futboll
0 Komente