Capello: Nuk e kam kritikuar FA-në
Fabio Capello ka mohuar se ai ka thënë se Federata Angleze e futbollit e kishte ‘ofenduar’ atë dhe kishte dëmtuar autoritetin e tij, pas citateve të dala në shtypin italian pas dorëheqjes së tij.
Capello mbrëmë hoqi dorë nga posti i tij pas një takimi me drejtorin e bordit të FA-së, David Bernstein, dhe sekretarit gjeneral, Alex Horne.
Pas lajmit për largimin e tij, italiani ishte cituar se kishte thënë se ishte ndjerë i ‘ofenduar’ nga sjelljet e Federatës Angleze dhe ishte i bindur se autoriteti i tij ishte dëmtuar pas shkarkimit të John Terryt si kapiten pa lejen e tij.
“Nuk kam thënë asgjë dhe nuk do të them asgjë. Çdo fjalë e thënë se ka dalë nga goja ime është e rrejshme”, ka thënë Capello për Ansa.
Category: Futboll
0 Komente