Parker siguron fitoren për Spurs
Tony Parker ka shënuar 37 pikë për të vazhduar serinë e nxehtë të shënimeve dhe për të udhëhequr San Antonio Spurs drejt fitores 100-90 në udhëtim te lideri i Divizionit Atlantik të NBA-së, Philadelphia 76ers.
Dy ndeshje pasi shënoi pikët më të larta të sezonit, 42 kundër Oklahoma Cityt, Parker sërish ishte në top-formë për të ndihmuar Spursat të shënojnë fitoren e gjashtë radhazi.
Parker po ashtu kontribuoi me tetë asistime dhe kombinoi mirë lojën me lojtarin rezervë Tiago Splitter, i cili shënoi 15 pikë. Gary Neal shënoi 18 pikë i inkuadruar nga karrigia e rezervave, derisa Tim Duncan regjistroi 16 pikë dhe 11 kërcime për skuadrën fituese.
Për 76ers (18 fitore, tetë disfata këtë sezon), më i miri ishte Lou Williams me 22 pikë.
Category: Basketboll
0 Komente