Conte i frustruar pas barazimit ndaj Parmës

dardanmiftari | Thursday, February 16, 2012 | 0 Komente

Trajneri i Juventusit, Antonio Conte, është i zhgënjyer me barazimin pa gola ndaj Parmës.
Juventusi kishte dy ankesa për penalti, të cilat nuk u akorduan nga gjyqtarët dhe të cilat nuk kanë kaluar pa u përmendur nga Conte.

“Ne dominuam ndeshjen për një periudhë të gjatë dhe kishim nevojë të fitojmë në këto situata, andaj është për të ardhur keq që nuk nxorëm tre pikë”.

“Edhe njëherë, do të doja t’i shihja disa përsëritje. Nuk kishte asgjë në ankesën e Parmës, pasi Sebastian Giovinco aktroi. Sa na takon neve, pamjet flasin vetë. Mendoj se në këtë shkallë, gjyqtarët kanë frikë t’i japin penalti Juventusit. Ne kemi fituar vetëm një penalti këtë sezon”, ka thënë Conte.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...