Robinho i ngazëllyer pas fitores ndaj Arsenali

dardanmiftari | Thursday, February 16, 2012 | 0 Komente

Robinho është i ngazëllyer me fitoren 4-0 të Milanit ndaj Arsenalit në kuadër të Ligës së Kampionëve.
Brazialin shënoi dy gola, derisa nga një shënuan Kevin Prince-Boateng dhe Zlatan Ibrahimovic, derisa Rossonerët tashmë me një këmbë janë në çerekfinale të garës evropiane.

“Sigurisht gjërat duken mirë, por ne kemi nevojë për të njëjtën kurajë edhe për ndeshjen e kthimit. Ne nuk mund të lejojmë kundërshtarët tonë për asgjë”.

“Zlatan Ibrahimovic është një lojtar i jashtëzakonshëm me asistimet dhe dredhitë e tij, andaj jam i kënaqur për të. Ne e dimë se kemi kualitet për të luftuar në të gjitha frontet dhe do të japim më të mirën”, ka deklaruar Robinho.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...