Szczesny: Nuk ishte nata jonë

dardanmiftari | Thursday, February 16, 2012 | 0 Komente

Portieri i Arsenalit, Wojciech Szczesny, thotë se Milani ishte thjesht më i mirë se ata në ndeshjen e mbrëmshme të Ligës së Kampionëve.
Szczesny nxori topin nga rrjeta katër herë, gjatë një mbrëmje që ishte për t’u harruar për skuadrën angleze.

“Ne nuk ishim në lojën tonë më të mirë, por ju duhet t’i jepni meritat Milanit. Ata na ndëshkuan në çdo rast dhe shënuan disa gola të mirë. Ata merituan të fitojnë”.

“Është një ditë zhgënjyese për ne dhe shpresojmë se ne do të mund ta marrim veten dhe t’i sfidojmë ata në ndeshjen e dytë”, ka thënë Szczesny.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...