Durante: Futbolli kosovar, problem institucional

dardanmiftari | Thursday, February 09, 2012 | 0 Komente

Agjenti i FIFA-s, Sabatino Durante, ka deklaruar se futbolli kosovar momentalisht është në gjendje të mjerueshme dhe se institucionet shtetërore duhet të lëvizin në këtë drejtim.
Durante bëri këto pohime në një intervistë për portalin shqiptar të tifozëve të Interit, fc-inter.net. Njëkohësisht, pohimi serioz i Duarntes për futbollin kosovar është i pari i këtij lloji bërë nga ndonjë agjent i FIFA-s.

“Nuk e njoh mjaft mirë futbollin kosovar, por jam në dijeni se ka talentë të mëdhenj. Problemi është te organet e larta dhe ky është një problem i madh që unë shpresoj se mund të zgjidhet sa më shpejt”, theksoi Durante.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...