Edhe më keq për Arsenalin

dardanmiftari | Saturday, February 18, 2012 | 0 Komente

Pas turpërimit nga Milani në Ligën e Kampionëve, Arsenali ka shënuar edhe një dështim tjetër, pasi është eliminuar nga Kupa FA.

Sunderlandi ka fituar me rezultat prej 2-0 përballë Topçinjve në Stadium of Light për t’u kualifikuar në çerekfinale të FA Cup.

Pesë minuta pa përfunduar koha e rregullt e pjesës së parë, Kieran Richardson i kaloi vendasit në epërsi dhe me këtë gol të shënuar skuadrat shkuan në pushim.

Alex Oxlade-Chamberlain ishte i pafat në gjysmën e dytë, pasi realizoi autogol për ta vulosur fitoren e kundërshtarëve (78’).

Siç po qëndrojnë gjërat, ky do të jetë një tjetër sezon i dështuar i Arsenalit, duke qenë se tashmë është largua nga Kupa FA, nuk është në garë për titullin e Ligës Premier, ndërsa e ka thuajse të pamundur që të vazhdojë në Ligën e Kampionëve.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...