FA, ndeshje kthyese për Chelsean

dardanmiftari | Saturday, February 18, 2012 | 0 Komente

Birminghami ka arritur të sigurojë një ndeshje kthyese në kuadër të 1/8-ës së finales së FA Cup, pasi ka nxjerrë barazim me rezultat 1-1 ndaj Chelseat në Stamford Bridge.

Chelsea dominoi sfidën nga fillimi, por nuk arriti ta gjejë rrugën e golit.

Të parët shënuan mysafirët, me anë të David Murphyt, duke u lënë Bluve punë të vështirë për pjesën e dytë.

Në pjesën e dytë u inkuadrua edhe Drogba dhe krejt çka njerëzit e Villas Boas arritën ishte një gol i barazimit nga Daniel Sturridge (62’), i cili ishte dhe rezultati përfundimtar. Vlen të përmendet po ashtu se Juan Mata huqi një penalti, ndërsa e veçanta është po ashtu se tifozët e Chelseat brohoritnin emrin e Jose Mourinhos, me ç'rast shtuan presionin mbi Villas Boas.

Kështu, Chelsea duhet të zhvillojë edhe ndeshjen kthyese për t’u kualifikuar në çerekfinale të FA Cup, teksa kriza e rezultateve te klubi londinez ende vazhdon.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...