Fabio: Suarez na motivoi

dardanmiftari | Wednesday, February 15, 2012 | 0 Komente

Patrice Evra dhe Luis Suarez Mbrojtësi i Manchester United, Fabio Da Silva ka thënë se sulmuesi i Liverpoolit, Luis Suarez dhe refuzimi i tij për të shtrënguar dorën me Patrice Evran vetëm sa motivoi më shumë lojtarët e klubit nga Old Trafford.
“Unë besoj se në jetë gjithmonë është e nevojshme të falësh. Patrice Evra kërkoi t’ia falte Suarezit. Në Anfield ai u sulmua, por në Old Trafford ai shtriu dorën”.

“Veprimi i Suarez është i pa justifikueshëm. Për mua, të refuzosh shtrëngimin e dorës nga dikush është diçka shumë serioze. Tensioni eksplodoi pas veprimit të Suarez dhe kështu u motivuam për të fituar”, tha Fabio.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...