Giggs pasardhësi i Ferguson?

dardanmiftari | Thursday, February 16, 2012 | 0 Komente

Menaxheri i Manchester United, Sir Alex Ferguson, raportohet se e sheh Ryan Giggs si pasardhës të tij në karrigen e nxehtë të menaxherit të klubit, kur ai të pensionohet.
Çështja e pasardhësit të Ferguson tashmë një kohë është debat i hapur, me shumë emra që janë lakuar viteve të fundit, përfshirë edhe Jose Mourinhon dhe Pep Guardiolën.

Megjithatë, mediat angleze mendojnë se Ferguson e sheh pikërisht Giggsin si pasardhës të tij në karrigen drejtuese të Djajve të Kuq.

Mesfushori, i cili do të mbushë 39 vjet sezonin e ardhshëm, është lidhur me rolin e zbrazët të menaxherit të Uellsit pas vdekjes së Gary Speed, dhe lojtari është duke menduar të vazhdojë karrierën e menaxherit menjëherë pasi të varë këpucët.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...