Wenger: Të qëndrojmë të bashkuar

dardanmiftari | Thursday, February 16, 2012 | 0 Komente

Menaxheri i Arsenalit, Arsene Wenger, ka porositur djelmoshat e tij të mos thyhen pas disfatës së turpshme nga Milani në Ligën e Kampionëve.
“Sezoni nuk ka përfunduar. Ne kemi një ndeshje të madhe të shtunën (në Kupën FA kundër Sunderlandit) dhe kjo është një mundësi që ne të tregojmë karakterin dhe fuqinë mentale, se mund të përgjigjemi pas një disfate aq tronditëse”.

“Ju mund të fajësoni e të fajësoni, por ne duhet të qëndrojmë së bashkuar dhe të fitojmë në ndeshjen e ardhshme. Një zhgënjim i madh si ky, ka pasoja në vetëbesimin tonë”.

“Ne duhet të punojmë shumë për t’u rigrupuar dhe nuk kemi shumë kohë për t’u përgatitur për ndeshjen e të shtunës, kur ne duhet të tregojmë diçka krejtësisht të ndryshme”, ka thënë francezi.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...