Messi: Nuk shqetësohem çfarë thonë të tjerët

dardanmiftari | Monday, February 20, 2012 | 0 Komente

Lionel Messi thotë se ai nuk shqetësohet se çfarë të tjerët thonë për performancat e tij, pasi argjentinasi rigjeti rrjetën katër herë në ndeshjen e mbrëmshme ndaj Valencias.
“Kjo [të kritikohesh] zakonisht ndodh në kohë të caktuara të sezonit. Unë nuk mërzitem, e di se kam besimin e trajnerit, bashkëlojtarëve dhe njerëzve të Barcelonës”, ka thënë Messi.

Argjentinasi po ashtu ka shprehur dëshirën e tij dhe të bashkëlojtarëve të tij për të pasur trajnerin Pep Guardiola edhe më tej si drejtues të tyre.

“Ai e di se çfarë ne mendojmë dhe do ta marrë vendimin kur të jetë koha e duhur, ne duam ai të vazhdojë, ai do të thotë shumë për ne dhe për këtë klub”, ka thënë Messi.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...