Wenger, 55 milionë për përforcime

dardanmiftari | Monday, February 20, 2012 | 0 Komente

Arsenali ia ka bërë të ditur menaxherit Arsene Wenger se ka në dispozicion 55 milionë funte për t’i harxhuar gjatë verës.
Daily Mail shkruan se bordi i Topçinjve do ta konfirmojë besimin ndaj Wenger gjatë verës duke i dhënë atij një buxhet të majmë për ta përforcuar skuadrën.

Me buxhetin e ri, Wenger planifikon ta ndryshojë pamjen e skuadrës. Në mesin e dëshirave të francezit janë Mario Goetze, Lukas Podolski, Eden Hazard dhe Matias Suarez.

Por, pavarësisht se do të ketë në dispozicion një buxhet të mjaftueshëm, Wenger e di se do të jetë vështirë t’i joshë lojtarët e përmendur, veçanërisht nëse dështon të sigurojë një përfundim në top katërsh.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...