Ronaldo flet për Scholesin dhe ‘pemën’
Sulmuesi më i mirë në botë, Cristiano Ronaldo, ka lëvduar ikonën e Manchester United, Paul Scholes, duke thënë se ai është legjendë e vërtetë që i ka mësuar elementet e futbollit, teksa sqaron një ndodhi interesante që i ka ndodhur me mesfushorin anglez.
“Kur ne bënim stërvitje, unë bëja shumë lëvizje të cilat të tjerët vështirë se i bënin. Një herë po i tregoja Scholesit lëvizjet e mia. Pasi përfundova, Scholes mori një top dhe vuri gishtin një peme e cila ndodhej më shumë se 50 metra larg nga vendi ku ishim”.
“Ai tha se do ta godiste permën vetëm me një gjuajtje. E gjuajti topin dhe qëlloi pemën. Ai më tha të bëja të njëjtën gjë. Unë provova mbi 10 herë, por s’munda ta qëlloja dot. Scholes qeshi dhe iku. Është vërtet legjendë ai njeri”, tha CR7.
Category: Futboll
0 Komente