Sacchi: Guardiola dhe Mourinho nuk largohen

dardanmiftari | Thursday, February 23, 2012 | 0 Komente

Trajneri legjendar i Milanit, Arrigo Sacchi, është i bindur se Pep Guardiola do të rinovojë te Barcelona, përderisa nuk e sheh Jose Mourinhon në një klub tjetër sezonin e ardhshëm.

“U largova nga Milani pasi pas katër viteve isha lodhur. Guardiola duhet të vendosë për veten, por motivimi më i mirë gjendet gjithmon ënë shtëpi”.

“Barcelona është vendi i tij, historia e tij dhe ambienti i tij natyral. Gjëja më e mirë për të është të qëndrojë aty ku është”.

“Italia është vendi i fundit ku Guardiola duhet të mendojë për të shkuar, pasi futbolli italian nuk është mësuar me futboll me një prekhje. Për më shumë, klubet po nxitojnë dhe nuk ka planifikim afatgjatë”.

“Ka njerëz që duan shumë në jetën e tyre dhe të cilët nuk kërkojnë shumë, por Mourinho është karakter i jashtëzakonshëm. Ai u largua nga Itlaia për shkak se ka pasur nevojë për motivim të ri, por vitin e ardhshëm besoj se ai do të jetë te Reali”, deklaroi Sacchi.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...