Silva: Jemi të uritur për suksese

dardanmiftari | Wednesday, February 22, 2012 | 0 Komente

Mbrojtësi i Milanit, Thiago Silva, ka këmbëngulur se Rossonerët janë të uritur për më shumë suksese para ndeshjes së shumëpritur ndaj Juventusit që zhvillohet të shtunën mbrëma në San Siro.

“Na mungoi uria për sukese. Ne nuk e kemi pasur vullnetin për të fituar tituj. Uria për suksese është çfarë e bën diferencën në ekipin me cilësitë tona”.

“Kjo ndodhi pas Superkupës së Italisë. Kampionati filloi dhe ne nuk jemi më të njejtë. Ne kemi menduar se mund ta fitojmë lehtë Scudetton. Futbolli nuk është ashtu. Gjërat mund të ndryshojnë shpejt. Tani për tani, ndjesia e vitit të kaluar po përsëritet dhe ne jemi shumë të uritur për tituj”, ka thënë Silva.

Milani aktualisht është në krye të Serisë A, me një pikë më shumë se Juventusi, që ka një ndeshje më pak të zhvilluar.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...