Villas Boas, zgjedhja e parë e Morattit

dardanmiftari | Wednesday, February 29, 2012 | 0 Komente

Presidenti i Interit, Massimo Moratti, duket se është i vendosur që të sjellë në Giuseppe Meazza, strategun nën zjarr të Chelseat, Andres Villas Boas.

Moratti i ka ofruar besimin Claudio Ranierit pas rezultateve të këqija, por prapa skenës presidenti Nerazzur po punon në rast të ndonjë shkarkimi të italianit.

La Gazzetta dello Sport pohon se Moratti ka vendosur që ta largojë Ranierin në fund të sezonit dhe ta sjellë menaxherin e Chelseat, Andres Villas Boas, të cilin e ka kërkuar edhe më parë Interi. Në listë janë edhe Laurent Blanc i Francës dhe trajneri i Napolit, Walter Mazzarri.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...