75 mijë tifozë për Interin

dardanmiftari | Tuesday, March 13, 2012 | 0 Komente

Interi takohet sonte mbrëma me ekipin francez Marseille në stadiumin Giuseppe Meazza, ndërsa ajo që mund ta presë skuadrën franceze në këtë sfidë kruciale në kuadër të 1/8-ës së Ligës së Kampionëve mund të jetë një ferr i vërtetë.

Marseille ka avantazhin prej një goli nga ndeshja e parë dhe sfida kthyese do të jetë mjaft interesante për faktin se Interi duhet të shënojë fitore me dy gola diferencë dhe klubi francez të mos shënojë.

Dhe pas një krize të madhe që e kaploi Interin muajin e fundit, janë tifozët ata që nuk e kanë harruar ekipin e tyre. Plot 75 mijë bileta janë shitur për supersfidën që zhvillohet sonte mbrëma, që është përkrahje e madhe për zikaltrit marrë parasysh situatën në klub.

Marseille i ka humbur katër ndeshjet e fundit, kurse Interi ëshë në formë më të mirë para kësaj sfidë, ka një fitore dhe një barazim pas 7 humbjeve.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...