“Sneijder të dëshmojë se është më i miri”

dardanmiftari | Tuesday, March 13, 2012 | 0 Komente

Legjenda e Interit, Sandro Mazzola, është i bindur se zikaltrit do ta tejkalojnë pengesën e madhe Marseille për t’u kualifikuar tutje në Ligën e Kampionëve, teksa beson në shkëlqim të Wesley Sneijder.

“Sneijder do të kthehet së shpejti në formën më të mirë. Ai e di se duhet të dëshmojë se është ende në nivelet e larta, përndryshe klubet e interesuara për të nuk do të dëshironin ta transferonin, sidomos kur marrim parasysh kërkesat e tij”.

“Mendoj se Interi mund ta mposhtë Marseillen. Ata kanë lojtarë ilësorë dhe shumë përvojë në Ligën e Kampionëve për të arritur deri te rezultati i nevojitur. Interi është më i mirë dhe mendoj se mund të kualifikohemi pas 90 minutave”, potencoi Mazolla.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...