Abramovich të pastrojë skuadrën
Pronari i Chelseat, Roman Abramovich, ua ka bërë të qartë lojtarëve të tij se ata janë fajtorë për shkarkimin e Andre Villas-Boas.
Daily Mail shkruan se Abramovich personalisht u ka thënë lojtarëve se ata ishin përgjegjës për vendimet e tij dhe se do të ketë “ndryshime të mëdha” te Chelsea gjatë verës.
Abramovich është plot admirim për energjinë dhe vullnetin e Villas-Boas, por ishte i alarmuar nga dështimi i tij për të bashkuar dhomën e veshjeve.
Ai u ka shpërndarë përgjegjësinë edhe lojtarëve për shkarkimin e tij dhe është i zemëruar me refuzimin e tyre për t’iu përshtatur metodave të portugezit, të cilat ai me sukses i kishte aplikuar te Porto.
Category: Futboll
0 Komente