Edhe Reali pas Cavanit
Real Madridi raportohet se është duke e përcjellë situatën e Edinson Cavanit te Napoli.
Uruguaiani është shndërruar në një prej sulmuesve më të nxehtë në Evropë dhe paraqitjet e tij në Ligën e Kampionëve kanë joshur vëmendjen e shumë top-klubeve evropiane, përfshirë Chelsean dhe Manchester Cityn.
Megjithatë, presidenti i Realit, Florentino Perez, raportohet se po ashtu është duke e monitoruar formën e Cavanit dhe dëshiron të bëjë ofertë në vlerën 45 milionë eurove për ta sjellë atë në Santiago Bernabeu në fund të sezonit.
Category: Futboll
0 Komente