Adriano: Barca-Bayern, një finale spektakël

dardanmiftari | Wednesday, March 28, 2012 | 0 Komente

Një finale e Ligës së Kampionëve mes Barcelonës dhe Bayern Munichut do të ishte një spektakël. Kështu mendon mbrojtësi i krahut, Adriano.

Braziliani është lidhur me një kalim të mundshëm në Allianz Arena gjatë verës që vjen, ndërsa ai ka respekt të madh për bavarezët.

Në një prononcim për Sport-Bild, Adriano ka deklaruar se ndjehet i nderuar dhe krenar që Bayerni interesohet për të, megjithëse thekson se gjithkush që është i interesuar duhet t’i drejtohet agjentit të tij.

Ndërkaq, konsideron se një finale ndaj klubit gjerman, pikërisht në Allianz Arena, do të ishte e jashtëzakonshme.

“Nëse ne takohemi më 19 maj, do të ishte padyshim një nga finalet më spektakolare të të gjitha kohërave”, ka thënë Adriano.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...