Robben: Finalja në Munih, motivim shtesë

dardanmiftari | Wednesday, March 28, 2012 | 0 Komente

Zhvillimi i finales së Ligës së Kampionëve në Allianz Arena është motivim shtesë për Bayern Munichun, thekson Arjen Robben.

Të mërkurën mbrëma bavarezët janë mysafirë të Marseille në Stade Velodrome për të zhvilluar takimin e parë çerekfinal, ndërsa anësori kreativ pohon se lojtarët e Bayernit po mendojnë të jenë në finalen e 19 majit në Munih.

“Nuk duhet të flasim akoma për finalen, por kuptohet se është diçka ekstra speciale kur luhet në stadiumin tënd”.

“Për klubin do të ishte diçka jashtëzakonisht e madhe. Fillimisht, duhet të bëjmë gjithçka për të shkuar një fazë më tutje”, ka theksuar holandezi për Uefa.com.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...