‘Ringjallja e Juventusit – falë Contes’

dardanmiftari | Wednesday, March 28, 2012 | 0 Komente

Trajnerit Antonio Conte i takojnë të gjitha meritat për ringjalljen e Juventusit këtë sezon- ka thënë portieri Gianluigi Buffon.

Pas dy sezoneve të dështuara, Bianconerët janë në garë për titullin e Serie A dhe tashmë kanë siguruar finalen e Kupës së Italisë.

“Sekreti i suksesit tonë është ambicia që ka trajneri ynë. Ai e ka shfaqur atë ambicie që nga dita e parë dhe e ka kombinuar me angazhim të madh”, ka thënë Buffon për Il Corriere dello Sport, ndërsa ka pranuar se nuk kishte pritur një sukses të tillë për një kohë aq të shkurtër.

Juventusi gjendet katër pikë prapa Milanit në tabelën e Serie A, ndërsa këtë fundjavë është nikoqir i Napolit në Torino.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...