Allegri lëvdon impaktin e Muntarit

dardanmiftari | Sunday, March 25, 2012 | 0 Komente

Trajneri i Milanit, Massimiliano Allegri, beson se Adriano Galliani bëri punë të shkëlqyer me transferimin e Sulley Muntarit nga Interi gjatë afatit kalimtar të janarit, pasi ganezi po i përmbush pritjet e strategut italian.

“Siç e njoh unë Muntarin, ai ka mundur të luajë shumë më mirë, por ai nuk ka luajtur që dy vjet. Ai i jep shpejtësi lojës dhe ka teknikë të mirë. Isha i zhgënjyer me kartonin e marrë, por Galliani ka marrë një lojtar shumë të mirë në janar”.

“Ne pranuam një gol të pa fat dhe ekipi kërkoi rezultatin deri në fund. Lojtarët ishin në formë të shkëlqyer. Ne duhet t’i fitojmë edhe ndeshjet tjera pasi Juventusi është në formë të mirë dhe të dielën e ka sfidën që mund ta vendosë titullin”, ka thënë Allegri.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...