Alves lëvdon miqësinë me Messin
Mbrojtësi i Barcelonës, Daniel Alves, beson se Barcelona është duke përfituar nga marrëdhëniet e shkëlqyera të tij me bashkëlojtarin Lionel Messi.
“Që nga kontakti i parë që kemi pasur, ne kemi krijuar miqësi shumë të mirë. Raporti ka arritur të prodhojë rezultate në fushë. Çfarë kemi bërë i ka ndihmuar shumë ekipit”.
“Ne nuk kemi nevojë që të shikojmë fare, sepse e dimë ku mund ta gjejmë njëri-tjetrin. Por, me rëndësi është lloji i personit që ai është. Unë kam pasur kënaqësinë të takoj familjen e tij, që është tepër bujare dhe i takon klasës punëtore”, ka deklaruar Alves.
Category: Futboll
0 Komente