Sanchez: Dua të bëhem më i miri në botë

dardanmiftari | Friday, March 30, 2012 | 0 Komente

Asi i Barcelonës, Alexis Sanchez, ka pranuar se ai ka ambicie të mëdha për karrierën e tij.
“Unë do të dëshiroja që ta përfundoj karrierën si një prej futbollistëve më të mirë në botë dhe ta ngrisë emrin e Kilit nëpër botë. Por, jeta është sfidë dhe për më shumë, unë e di se nuk kam bërë ende asgjë dhe duhet të punoj edhe shumë”.

“Kështu, unë do të qëndroj i qetë kur të përfundoj karrierën dhe do të shoh se çfarë bëra mirë e çfarë bëra keq. Gjithçka varet nga mentaliteti dhe shpeshherë mentaliteti i një lojtari kilian është i dobët dhe preket nga shumë gjëra. Lojtarët kilianë janë të mirë, por nuk kanë mentalitetin e duhur”, ka deklaruar Sanchez.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...