Arteta mungon ndaj Milanit

dardanmiftari | Monday, March 05, 2012 | 0 Komente

Menaxheri i Arsenalit, Arsene Wenger, ka konfirmuar se mesfushori Mikel Arteta do të mungojë në ndeshjen kthyese të 1/8 së finales të Ligës së Kampionëve ndaj Milanit.

Arteta ka pësuar një lëndim në derbin ndaj Liverpoolit në Anfield, pas një përplasje me Jordan Henderson.

Përveç tij, ndeshjen nga tribunat do ta përcjellin edhe Yossi Benayoun dhe Abou Diaby.

Për më shumë, trajneri i Topçinjve ka bërë të ditur se edhe Tomas Rosicky është në dyshim për lojë.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...