Ranieri i pasigurt për të ardhmen

dardanmiftari | Monday, March 05, 2012 | 0 Komente

Claudio Ranieri nuk e di nëse do ta vazhdojë punën si trajner i Interit, pas barazimit kundër Catanias.

Barazimi i të dielës e ngrit në nëntë numrin e ndeshjeve radhazi pa fitore të zikaltërve në të gjitha garat, ndërsa janë përhapur spekulime se trajneri i shkarkuar i Chelseat, Andre Villas-Boas, mund ta marrë drejtimin e klubit italian.

“Pozita ime? Gjëja e rëndësishme është Interi, unë mundohem ta bëj më të mirën për skuadrën”.

“Kam kontratë dyvjeçare dhe shpresoj të qëndroj. Unë mundohem të punoj dhe të jap më të mirën nga vetja. Kjo nuk është një çështje e thjeshtë, por unë besoj”, ka thënë Ranieri për Sky Sport Italia.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...