AVB: Nuk jap kurrë dorëheqje
Bosi i Chelseat, Andres Villas Boas, edhe më shumë e ka vënë të ardhmen e tij në duar të pronarit Roman Abramovich, pasi deklaroi se ai nuk do të largohet nga posti i menaxherit në mënyrë vullnetare, pa marrë parasysh rezultatet.
“Unë kurrë nuk do të jap dorëheqje, kurrë nuk do të dorëzohem. Nuk jam i edukuar kështu”.
“Për të ardhmen time duhet ta pyesni pronarin. Është i vetmi ai që ka të drejtën të më largojë nga klubi, pasi përndryshe unë nuk dorëzohem”, tha Villas Boas.
Category: Futboll
0 Komente