Barazon Chelsea

dardanmiftari | Saturday, March 24, 2012 | 0 Komente

Assou Ekotto dhe Ramires Derbi londinez mes Chelseat dhe Tottenhamit ka përfunduar me rezultat të barabartë pa gola 0-0, duke bërë kështu që lufta për vendin e katërt të mbetet ende shumë e hapur.

Ndeshja ishte e shpejtë që nga fillimi, por skuadrat nuk arritën të gjejnë portën, përkundër atraktivitetit në Stamford Bridge.

As inkuadrimi i Fernando Torresit në pjesën e dytë nuk solli asgjë për vendasit, të cilët është dashur të ndahen të kënaqur me këtë barazim.

Tottenhami me këtë barazim mbron përkohësisht pozitën e katërt me 55 pikë, përderisa Chelsea vazhdon të jetë në ndjekje nga vendi i pestë me 50 pikë, tetë javë pa përfunduar sezoni në Ligën Premier.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...