“Bayerni mund të mposhtë Barcën dhe Realin”
Mbrojtësi i Baselit, Philipp Degen, është shprehur se Bayerni i Munichut mund të mposhtë edhe Real Madridin dhe Barcelonën, pas paraqitjes fantastike prej 7-0 ndaj klubit zviceran të martën mbrëma.
“Bayerni ishte shumë i mirë, ata ishin të jashtëzakonshëm”.
“Është shumë e mundur që Bayerni të mposhtë edhe ekipet e mëdha si Barcelona dhe Reali”.
“Vetëm Barcelona mund të jetë rival i vështirë për Bayernin, por edhe ata janë të mposhtshëm”, theksoi zvicerani.
Category: Futboll
0 Komente