Giovinco: Milani do ta fitojë titullin
Sulmuesi i Parmës në bashkëpronësi me Juventusin, Sebastian Giovinco, mendon se Milani do ta fitojë titullin në luftë me Zonjën e Vjetër.
“Ndeshja jonë e ardhshme është ndaj Milanit dhe do të jetë ndeshje e vështirë. Ne do të duhet të jemi të përkryer për të marrë një rezultat të mirë”.
“Milani do ta fitojë titullin. Ata luajnë futboll më të mirë se sa Juventusi dhe kanë lojtarë si Ibrahimovic që bëjnë diferencën”, është shprehur Giovinco.
Category: Futboll
0 Komente