Reali sigurt në çerekfinale (VIDEO)
Real Madridi nuk ka lejuar kurrfarë befasie në Santiago Bernabeu, por me rezultat 4-1 e ka mposhtur CSKA Moskën në ndeshjen kthyese të 1/8 së finales të Ligës së Kampionëve.
Khedira bëri një lëvizje të mirë duke ia pasuar topin Kakas, i cili asistoi te Gonzalo Higuain dhe argjentinasi nuk e pati të vështirë që të shënojë (26’), ndërsa ky ishte goli i vetëm i gjysmës së parë.
Në fraksionin e dytë, Cristiano Ronaldo pranoi një top nga Sergio Ramos dhe me një supergoditje nga distanca e mashtroi portierin Chepchugov, të cilit i shpëtoi topi nga duart (55’).
Vetëm 30 sekonda pasi u inkuadrua në lojë, Karim Benzema e trefishoi epërsinë e vendasve pas tentativë së tij të dytë (70’).
Pas një kundërsulmi të CSKA-së, Zoran Tosic e shënoi golin e nderit për mysafirët (77’).
Në minutat shtesë të ndeshjes (90’+4), Reali shënoi edhe një herë, ndërsa realizues ishte Cristiano Ronaldo, i cili u asistua nga Benzema.
Ndeshja e parë e zhvilluar në stadiumin Luzhniki përfundoi me rezultat të barabartë, 1-1, dhe kështu me rezultat të përgjithshëm prej 5-2, Los Blancos kualifikohen në çerekfinale të garës më të madhe evropiane për klube.
Category: Futboll
0 Komente