‘Bayerni në nivel me Realin – Barca më e mirë’

dardanmiftari | Tuesday, March 27, 2012 | 0 Komente

Jean-Pierre Papin beson se Bayern Munichu është në të njëjtin nivel me Real Madridin, ndërsa pohon se Barcelona është e vetmja skuadër që është më e mirë se bavarezët.

Ish-sulmuesi i Marseille dhe Bayern e ka lëvduar fazën ofensive të klubit nga Allianz Arena, duke thënë se do të jenë pikërisht lojtarët në këtë departament që do ta eliminojnë Marseillen nga Liga e Kampionëve.

“Në përgjithësi, mendoj se Bayerni është në të njëjtin nivel me Real Madridi. Vetëm Barcelona është lehtësisht më e mirë”.

“Mendoj se sulmi do ta bëjë dallimin (ndaj Marseille) dhe Bayerni ka fazën ofensive më të mirë në Evropë me Gomez, Robben, Mueller dhe Ribery”, ka deklaruar Papin për faqen zyrtare të bavarezëve.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...