Messi nuk ndalet as në PlayStation!

dardanmiftari | Tuesday, March 27, 2012 | 0 Komente

Mbrojtësi i Milanit, Philippe Mexes, ka deklaruar se Lionel Messi më shumë se kushdo meriton respekt, megjithatë Rossonerët nuk do ta ndërrojnë stilin e tyre të lojës vetëm për ta ndalur superyllin e Barcelonës.

“Madje është shumë e vështirë që ta ndalësh Messin në Playstation”, ka thënë Mexes paksa me shaka në një intervistë për Sky Sport.

“Messi është një lojtar i shkëlqyer dhe meriton respekt, por ne do të luajmë si gjithmonë”.

“Barca është skuadra më e mirë në botë, por ne do të bëjmë gjithçka që mundemi për të vazhduar tutje. Ne duhej të përballemi me ta, herët a vonë”, ka shtuar francezi

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...